Sport

ZYRTARE/ Roberto De Zerbi firmos, për tre vjet trajner i Olympique Marseille…

OM zyrtarizoi mbrëmjen e kësaj të shtune ardhjen në pankinën e saj të italianit Roberto De Zerbi, i cili do të jetë i angazhuar deri në vitin 2027.

30 Qershor 2024, 11:00 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Roberto De Zerbi firmos, për tre vjet trajner i Olympique

FRANCE - Pesë ditë pas shpalljes së marrëveshjes në parim me Roberto De Zerbi, OM zyrtarizoi ardhjen e trajnerit të saj të ri. Tekniku italian ka nënshkruar për tre sezonet e ardhshme. Në moshën 45-vjeçare, ai ka drejtuar Sassuolo, Chakhtior Donetsk dhe Brighton.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Olympique Marseille, ndjeva një dëshirë shumë të fortë për t'iu bashkuar këtij klubi.

Historia dhe prestigji që rrethon OM-in, pasioni dhe entuziazmi i mbështetësve të saj, serioziteti dhe entuziazmi i treguar ndaj meje nga Frank (McCourt) , Pablo (Longoria) dhe Mehdi (Benatia) ishin përcaktuese në vendimin tim për të nisur këtë sfidë emocionuese.

Mezi pres të ulem në stolin e Vélodrome, këtë herë si trajner i OM, dhe të ndihmoj klubin të rifitojë gradën që meriton Marseille”,- tha De Zerbi në një deklaratë për shtyp të publikuar në faqen e klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll