Sport

Kasper Hjulmand, i indinjuar: "Jam i lodhur nga rregullat e duarve"

Trajneri danez u zemërua shumë me penalltinë, që arbitri dha pak minuta pasi pa sesi u anulua goli i Andersen për shkak të një pozicioni të ngushtë jashtë loje.

30 Qershor 2024, 09:00 Nga DOSJA

GJERMANI - Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, është mërzitur këtë të shtunë për penalltinë e dhënë në favor të Gjermanisë, për shkak të një prekje të topit me dorë nga Andersen, dhe ka thënë se është “lodhur” nga rregullat, lidhur me këtë episod brenda zonës, pas humbjes në 1/16 të Euro 2024 kundër skuadrës gjermane 2-0.

"Dëshiroj të përgëzoj Gjermaninë për fitoren e tyre. Ne ishim nën një presion të madh në 15 minutat e para. Ne mbijetuam. Ishte mbijetesë e pastër. Pastaj u futëm në lojë. Offside është më së shumti një centimetër (goli i Andersen, i anuluar nga VAR) dhe më pas, 16 sekonda më vonë, ata na japin një penallti”,- shpjegoi ai.

“Jam lodhur nga rregullat e dorës. Nuk mund të kuptohet që i kërkojnë një mbrojtësi të vrapojë me krahët pas shpine. Mbrojtësi duhet të vrapojë me krahët pas tij dhe kundërshtari normalisht. Është krejtësisht e natyrshme. Rasti është një metër larg. Është zhgënjyese për skuadrën tonë.

"Urime Gjermanisë. Ata kanë një ekip të mirë, luajnë mirë, më pëlqen ajo që shoh. Julian (Nagelsmann) po bën një punë të mirë. I uroj atij më të mirën në turne,"- shtoi ai.

Kasper Hjulmand, i indinjuar: "Jam i lodhur nga rregullat e duarve"

Hjulmand kujtoi nivelin e ekipit të tij ndaj rivalëve të mëdhenj: "Jemi përballur me Francën dhe kemi fituar. Kemi luajtur katër herë kundër Anglisë dhe nuk kemi humbur në kohën e rregullt. Kemi luajtur një ndeshje shumë, shumë të mirë, por ne na mungon "madje edhe diçka, aftësia jonë për të marrë rreziqe dhe për të krijuar shanse."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll