Sport

“Granit është shembull i një lideri të vërtetë”, trajneri Yakini flet për fitoren e Zvicrës ndaj Italisë dhe rolin e Xhakës...

Rivali i tyre i ardhshëm i helvetëve, për në ndeshjet çerekfinale të Euro 2024 do të jetë ekipi fitues i çiftit të sotëm: Angli - Sllovaki.

30 Qershor 2024, 07:30 Nga DOSJA
“Granit është shembull i një lideri të

GJERMANI - Trajneri Murat Yakin po merr vlerësime, për mënyrën se si po drejton Zvicrën në Euro 2024, tashmë në çerekfinale, pasi eliminoi Italinë të shtunën pas fitores prej 2-0. Më herët, ai ishte shprehur se do ta mposhtet Italinë, nëse Azzurrët do të luanin me katër mbrojtës.

"Kemi pasur përkrahje në çdo stadium që nga dita e parë. Kam pritur çdo gjë, por e kam ditur se do ta shkatërronim Italinë nëse ata do të luanin me katër lojtarë në vijën e fundit. Ky sistem mundëson shumë gjëra. I kemi lejuar të vrapojnë dhe kemi shfrytëzuar hapësirat e lira. Kemi luajtur me kurajo dhe futboll sulmues”,- ka thënë Yakin.

Trajneri Yakin është ndalur dhe ka veçuar kapitenin Granit Xhaka për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skuadër.

“Granit është shembull i një lideri të vërtetë. Ai po udhëheq skuadrën si kapiten dhe gjithnjë i përfshin të gjithë, duke llogaritur edhe rezervat. Është mirë që po flasim vetëm për futboll. Çdo gjë po shkon mirë për momentin”,- deklaroi Yakin.

Në prag të çerekfinaleve, Zvicra duket e përgatitur dhe e motivuar. Strategjia e Yakin, që përfshin një sistem të shfrytëzuar mirë dhe një lojë sulmuese, ka sjellë rezultate të dukshme. Me përkrahjen e fortë nga tifozët dhe liderin e ekipit, Granit Xhaka, në formë të shkëlqyer, Zvicra ka arsye të jetë optimiste për vazhdimin e suksesit në turne.

Rivali i tyre i ardhshëm, për në ndeshjet çerekfinale të Euro 2024 do të jetë ekipi fitues i çiftit të sotëm Angli - Sllovaki.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll