Sport

Ndodh çudia te ndeshja Gjermani-Danimarkë, ndërpritet 10 minuta… ndërsa pjesa e parë përfundon 0-0!

29 Qershor 2024, 22:15 Nga DOSJA

Ndodh çudia te ndeshja Gjermani-Danimarkë, ndërpritet 10

GJERMANI – Në Dortmund po zhvillohet ndeshja e dytë me eliminim direct mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Danimarkës. Një përballje e hapur ku të dyja skuadrat ishin në kërkim të zhbllokimit të takimit, por në minutën e 35-të, në mënyrë të papritur dhe pazakontë, arbitri ndërpret takimin dhe shkak u bën rrufetë mbi stadium.

Ndodh çudia te ndeshja Gjermani-Danimarkë, ndërpritet 10

Pasi është konsultuar me asistentët e tij, ai vendosi t’i kthejë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Pas rreth 10 minutash pezullim, ndeshja rifilloi duke marrë edhe dakortësinë e skuadrave. Të dyja skuadrat tentuan të përfitonin sa më shumë, por pavarësisht rasteve të krijuara, gjithçka u mbyll në barazim 0-0 në 45 minutat e para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll