Sport

VIDEO / Zvicra kalon në epërsi, Italia në vështirësi të mëdha përballë helvetëve!

Një ndeshje që ka filluar me ritëm shumë të lartë, por ka qenë në të gjitha rastet Zvicra shumë herë më e rrezikshme se axurrët.

29 Qershor 2024, 18:51 Nga DOSJA
VIDEO / Zvicra kalon në epërsi, Italia në vështirësi

GJERMANI - Zvicra dhe Italia luajnë ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Europianit në Berlin. Një ndeshje që ka filluar me ritëm shumë të lartë, por ka qenë në të gjitha rastet Zvicra shumë herë më e rrezikshme se axurrët.

Pas tentativave të njëpasnjëshme ku në disa raste ishte sërish Donarumma heroi i italianëve, në minutën e 37-t ishte Freuler i ndihmuar edhe nga një divijim që arrin të zhbllokojë takimin.

Me këto shifrat 1-0 në favor të skuadrës së kapitenit Xhaka u mbyllën 45 minutat e para.
B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll