Sport

VIDEO / Zvicra eliminon axurrët, kampionët e Europës largohen me turp!

Zvicra arriti të shënojë nga një gol për secilën pjesë duke merituar gjiçthka me këtë çerekfinale.

29 Qershor 2024, 19:55 Nga DOSJA
VIDEO / Zvicra eliminon axurrët, kampionët e Europës largohen me

GJERMANI – Italia eliminohet nga kampionati Europian nga Zvicra e cila e mundi në fazën e 1/8-ave me shifrat 2-0 nga një gol për secilën pjesë.

Që nga fillimi i lojës ishin helvetët që dominuan me lojë dhe raste ndërkohë që Donarumma rezistoi deri në minutën e 37-të kur Freuler i ndihmuar edhe nga një divijim që arrin të zhbllokojë takimin.

Me këto shifrat 1-0 në favor të skuadrës së kapitenit Xhaka u mbyllën 45 minutat e para. Ndërkohë në pjesën e dytë ndodh e pabesueshmja, ende pa u mbyllur 60 sekonda Vargas shënon një super gol nga distanca duke mposhtur edhe pikën më të fortë të italianëve Donaruman, këtë herë pa asnjë devijim.

Ragfimi i axurrëve ishte i vakët dhe u treguan të pafuqishëm për të ngushtuar diferencën dhe jo më për të kthyer një humbje që vulosi paraqitjen e dobët të skuadrës kampione të Europës në fuqi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll