Politike

"Kërkon që të fitojë në tryezë zgjedhjet", Bylykbashi: Rama e di që ne vijmë në pushtet me koalicion

Ai tha se opozita kërkon zhbërjen e “5 qershorit” dhe rikthimin e koalicioneve parazgjedhore.

28 Qershor 2024, 12:47 Nga M.B
"Kërkon që të fitojë në tryezë
Oerd Bylykbashi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit të dialogut ku tha se opozita kërkon zhbërjen e “5 qershorit” dhe rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Ai ka shtuar se kryeministri Edi Rama e di se koalicionet rikthejnë opozitën në pushtet.

“Ndryshimi i njëanshëm gjymtoi sistemin zgjedhor. Po kërkojmë që zgjedhesit të kenë të drejtën e listës së hapur, kërkojmë që zgjedhësit të votojnë kandidatët që duan. Por Rama kërkon që të fitojë në tryezë zgjedhjet. Kërkojme që reforma të jetë e plotë dhe e drejtë.

Duhet të kthehemi te dakordësia e “5 qershorit”. Rama e di që koalicioni kthen në pushtet opozitën, prandaj po mban peng reformën që që mbajë pushtetin me dhunë. Koalicionet janë çështja thelbesore e reformës, presim që OSBE/ODIHR të shprehet për çështjen e koalicioneve. PS nuk ra dakord me propozimin tonë për koalicionet”, tha Bylykbashi.

partia demokratike

Sondazh

Poll