Politike

"Veliaj është ortak me Ndragehtën dhe krimin e organizuar", Blushi nga protesta: Vetëm SPAK nuk i sheh këto gjëra!

Sipas Blushit kryebashkiaku Veliaj vetëm një herë në jetën e tij u tregua i sinqertë, kur i quajti prokurorët e SPAK kolegë. Ai më tej shtoi se kjo flakë që ndizet në protestë është flaka e urrejtjes së popullit ndaj këtyre të korruptuarve. 

28 Qershor 2024, 12:06 Nga N.F

 

"Veliaj është ortak me Ndragehtën dhe krimin e
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestë e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Blushi u shpreh se Veliaj është ortak me të dënuarit për trafik droge, është ortak me Ndragehtën dhe krimin e organizuar. Sipas tij vetëm SPAK nuk i sheh këto gjëra.

Sipas Blushit kryebashkiaku Veliaj vetëm një herë në jetën e tij u tregua i sinqertë, kur i quajti prokurorët e SPAK kolegë. Ai më tej shtoi se kjo flakë që ndizet në protestë është flaka e urrejtjes së popullit ndaj këtyre të korruptuarve. 

“Veliaj, edhe sot u faktua se është ortak me të dënuarit për trafik droge, është ortak me Ndragehtën dhe krimin e organizuar. Vetëm SPAK si sheh këto gjëra. Ja ku janë kullat, ja ku janë hajdutët. Pse nuk i arreston. Vetëm një herë në jetën e tij u tregua Veliaj i sinqertë, kur i quajti prokurorët e SPAK kolegë. Vetëm SPAK në Tiranë nuk i sheh.

Këta kriminelë do të marrin përgjigje në çdo strofull ku ata fshihen. Kjo flakë që ndizet këtu është flaka e urrejtjes së popullit ndaj këtyre të korruptuarve. Edhe një i vetëm mund të sjellë ndryshimin, siç e bëri Ylli Bodinaku. Çfarë mund të bëjë një familje me 4 anëtarë, me 2 mijë lekë në ditë që iu jep ky krimineli, më pak se kafshëve të kopshtit zoologjik. Ky ordiner mori dje 80 mln euro nga UKT-ja. Sikur t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë.”, tha ai.

protesta para bashkise se tiranes tedi blushi

Sondazh

Poll