Politike

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Kalaja: Për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do të përgjigjeni para ligjit!

Gjatë fjalës së saj Kalaja u bëri thirrje drejtuesvë të policisë që të largojnë efektivët që dhunojnë protestuesit. Ajo më tej shtoi se për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do të përgjigjeni para ligjit.

28 Qershor 2024, 12:23 Nga N.F
Protesta para bashkisë së Tiranës/ Kalaja: Për çdo
Protesta

TIRANË-Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja u bëri thirrje drejtuesvë të policisë që të largojnë efektivët që dhunojnë protestuesit. Ajo më tej shtoi se për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do të përgjigjeni para ligjit.

Adriana Kalaja: I bëj thirrje policisë së pushtetit që të heqë duart nga qytetarët. Të dashur qëndrestarë, protestues, ne prej 12 vitesh nuk na ka zmbrapsur asgjë dhe nuk do te mundet as policia e krimit dhe drogës e narkoshtetit të na zmbrapsë. Duhet të largohen banditët me uniforme policie nga këtu.

Zoti Tonin Vocaj, largo nga radhët e policisë banditët që godasin e dhunojnë qytetarët.  Ashtu siç ju premtojmë se shumë shpejt Erion Veliaj dhe Edi Rama do jenë para ligjit, edhe ju policë që nuk njihni ligj dhe Kushtetutë, do jeni para ligjit. Për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do të përgjigjeni para ligjit.

adriana kalaja protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll