Politike

"Godina e bashkisë së Tiranës është një skenë krimi", Këlliçi: Ky hajdut ordiner me banditët e tij harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!

Këlliçi gjatë fjalës të tij u shpreh se godina e bashkisë së Tiranës është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shkon në zyrë për të vjedhur.

28 Qershor 2024, 12:12 Nga N.F
"Godina e bashkisë së Tiranës është një
Këlliçi

TIRANË-Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë pjesë edhe ditën e sotme në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Këlliçi gjatë fjalës të tij u shpreh se godina e bashkisë së Tiranës është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shkon në zyrë për të vjedhur.

Ai shtoi se sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse Veliaj me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë.

“Kjo nuk është më godina e bashkisë së Tiranës. kjo është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shkon në zyrë për të vjedhur taksat tona.

Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!

Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!,” tha ai.

kellici protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll