Politike

"Drejtësia është në funksion të pushtetit," Balliu flet nga protesta: SPAK në vend t’i arrestojë kriminelët e shtetit, i pastron nga njollat e krimit

Ai më tej u shpreh se Prokuroria e Posaçme, në vend që të arrestojë kriminelët, u pastron atyre njollat e krimit. Balliu tha se po të kishte drejtësi Veliaj do ishte në burg dhe qytetarët në vendin e tyre. Ai theksoi se drejtësia është në funksion të pushtetit dhe se asnjë pushtetar i korruptuar nuk do t’i shpëtojë opozitës.

28 Qershor 2024, 11:48 Nga N.F
"Drejtësia është në funksion të pushtetit,"
Balliu

TIRANË- Shefi i Organizimit në PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë në protestën e sotmë para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Balliu shpreh se drejtësia në vend është në shërbim të pushtetit, dhe jo të qytetarëve

Ai më tej u shpreh se Prokuroria e Posaçme, në vend që të arrestojë kriminelët, u pastron atyre njollat e krimit. Balliu tha se po të kishte drejtësi Veliaj do ishte në burg dhe qytetarët në vendin e tyre. Ai theksoi se drejtësia është në funksion të pushtetit dhe se asnjë pushtetar i korruptuar nuk do t’i shpëtojë opozitës.


“Po të kishte drejtësi Veliaj do ishte në burg dhe qytetarët në vendin e tyre. Këtu protestohet se nuk ka drejtësi, se kemi një institucion që shërben si pastrim kimik, për çdo trafikant e kriminel të pushtetit, siç është SPAK që në vend t’i arrestoje i pastron nga njollat e krimit.
85 përqind të çështjeve mes shtetit e qytetarëve, sot i fiton shteti. Drejtësia është në funksion të pushtetit. Asnjë pushtetar i korruptuar nuk do t’i shpëtojë opozitës”, tha ai.

protesta para bashkise se tiranes klevis balliu

Sondazh

Poll