Politike

Teliti: Na përjashtuan nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se nuk duan që të flasim! Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Veliajt

Ai më tej shtoi se i përjashtuan nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se nuk duan që ata të flasin. Teliti tha se do  të vazhdojnë deri në dorëheqjen e Veliajt. Sipas tij Shqipëria nuk duhet të vazhdojë të vidhet më. 

28 Qershor 2024, 11:44 Nga N.F
Teliti: Na përjashtuan nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se nuk duan
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë edhe në protestën e ditës së sotme para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti u shprej se do ta vazhdojnë betejën e tyre deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

Ai më tej shtoi se i përjashtuan nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se nuk duan që ata të flasin. Teliti tha se do  të vazhdojnë deri në dorëheqjen e Veliajt. Sipas tij Shqipëria nuk duhet të vazhdojë të vidhet më. 

“E rritën ujin, për të pasur 24 orë furnizim, por a ka sot ujë 24 orë? Çfarë bënë dje? Ne na përjashtuan nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se nuk duan që të flasim. Ne do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Veliajt. Shqipëria nuk duhet të vazhdojë të vidhet më. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë deri në fitore. Do të qëndrojmë këtu, deri në fitore. Risillni dritat, horrat, banditët do të jenë ata që do të largohen. Shqiptarë, duhet të rezistojmë dhe fitore, e vetëm fitore!”, tha ai.

protesta para bashkise se tiranes dorjan teliti

Sondazh

Poll