Aktualitet

Censi 2023/ Publikohen të dhënat: 400 mijë shqiptarë më pak, 400 mijë banesa më shumë nga 2011-2023

Sipas të dhënave zyrtare të censit në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë më një shtesë 57% që nga 2011 ku rezultuan 686, 405 banesa.

28 Qershor 2024, 12:02 Nga M.B
Censi 2023/ Publikohen të dhënat: 400 mijë shqiptarë më
Foto ilustruese

TIRANA- Teksa numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vitit 2011-2023, sipas rezultateve të Censit, stoku i banesave është rritur me gati 400 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011. Sipas të dhënave zyrtare të censit në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë më një shtesë 57% që nga 2011 ku rezultuan 686, 405 banesa.

“Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 412 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Por, nuk do të mjaftohemi me rezultatet që do të ndahen me ju sot, pasi puna dhe angazhimi ynë do të vijojë për sigurimin e informacioneve të detajuara, në nivel qarku, bashkie apo njësie më të vogël gjeografike. Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë”.

Sektori i ndërtimi është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, duke bërë që për çdo 2.2 banorë të ketë një banesë. Të dhënat me detajuara për banesat dhe popullsinë do të publikohen gjatë muajit dhjetor. Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se, Censi është një fotografi e çastit që i referohet datës 17 tetor. Sipas saj, gjatë tre dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme.

Censet kanë ofruar të dhëna të vlefshme për të hartuar politika më të mira në të gjitha fushat, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ajo tha se Censi plotësoi një nga kushtet për negociatat dhe do të bëhen pjesë e statistikave të popullsisë. Në u përballem me sfida tha ajo për zhvillimin e këtij censi që nga tërmeti, të pandemia dhe gjetja e punonjësve në çdo njësi gjeografi të vendit.

“Aplikuam teknologji dhe ndeshëm sfida në marrjen në informacionin në terren. Kemi punuar me seriozitet. Siguria që të dhënat të jenë të mbrojtura ishte një sfidë. Përdorëm një sistem gjeo-hapsinor të digjitalizuar dhe metodologjitë shin të harmonizuara me standardet”, tha ajo./ Monitor

censusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2024, 11:12 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 14 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër...