Aktualitet

Protesta para bashkisë së Tiranës, aktori Malkaj: Jemi popull, por jo komb! Kur ndodh skandali nuk reagon asnjë

Malka më tej theksoi se ne jemi një popull që vazhdojmë të ekzistojmë por nuk jemi një komb. Ai tha se kur në vend ndodh ndonjë skandal nuk reagon askush. Aktori foli edhe për skandalin në spitalin onkologjik ndërsa tha se pasi ndodh hataja ngrihen njerëzit.

28 Qershor 2024, 11:37 Nga N.F
Protesta para bashkisë së Tiranës, aktori Malkaj: Jemi popull,
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë edhe në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Malkaj u shpreh se në vendin tonë nuk reagon askush përballë skandaleve.

Malka më tej theksoi se ne jemi një popull që vazhdojmë të ekzistojmë por nuk jemi një komb. Ai tha se kur në vend ndodh ndonjë skandal nuk reagon askush. Aktori foli edhe për skandalin në spitalin onkologjik ndërsa tha se pasi ndodh hataja ngrihen njerëzit.

"Jemi popull, por jo komb, nuk jetojmë dot pa një skandal. Kur ndodh skandali nuk reagon asnjë. Kur ndodh skandali nuk reagon asnjë, si ajo zonja që kërkonte ilaçe nëpërmjet letrës, askush nuk lëvizi nga shqiptarët.

Tani që ndodhi kjo hataja me spitalin onkologjik ngrihen njerëzit. Shoqëria civile nuk reagon sepse e ka krijuar ky që ndodhet në bashki, e financon dhe e komandon si do vetë. Ato marrin para nga shteti dhe nga OJQ, OJQ nënën dhe OJQ babën atyre," tha ai.

mehdi malkaj protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2024, 11:12 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 14 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër...