Aktualitet

Mori produkte nga tabakino dhe u largua pa paguar, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, neutralizohet nga policia pas kundërshtimeve me forcë

I arrestuari A.V rezulton të jetë në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. 

28 Qershor 2024, 11:54 Nga S.B
Mori produkte nga tabakino dhe u largua pa paguar, arrestohet 35-vjeçari
pamje nga ngjarja

TIRANË- Arrestohet një 35-vjeçar në Tiranë. Mësohet se A.V, ka marrë disa produkte nga një tabakino e më pas duke u larguar pa kryer pagesën.

Pasi Policia gjeti vendodhjen e tij, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër për t’iu shmangur. Gjithashtu gjatë shoqërimit 35-vjeçari ka kundërshtuar me forcë policinë ku këta të fundit e panë si zgjidhje neutralizimin e tij.

I arrestuari A.V rezulton të jetë në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas, ditën e sotme, ka shkuar në një tabakino në Unazë të Re, ka marrë disa produkte dhe më pas është larguar pa kryer pagesën. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. 

Gjatë ndërhyrjes nga Policia, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër, që t’i shmangej Policisë. Më pas, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. (Videoja gjatë neutralizimit të 35-vjeçarit nga shërbimet e Policisë, është publikuar në disa rrjete sociale).     

Pas verifikimeve të kryera ke rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane vjedhje

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2024, 11:12 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 14 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër...