Aktualitet

"Më pak shqiptarë në vend!" Publikohen rezultatet e censit 2023, drejtoresha e INSTAT: Numri i popullsisë, 2.4 milionë banorë

Për të bërë një krahasim me censusin e vitit 2011, mund të themi se popullsia e vendit ka rënë me 409,831 banorë ose afro 17%.

28 Qershor 2024, 11:26 Nga M.B
"Më pak shqiptarë në vend!" Publikohen rezultatet e
Elsa Dhuli

TIRANA- Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka prezantuar rezultatet e censit, të vitit 2023. Dhuli tha se censi u arrit të realizohet pas disa sfidave që vendi kaloi. Një element i rëndësishë e që pritej me mjaft interes ishte numri i popullsisë në territorin shqiptar. Kështu, në bazë të të dhënave në Shqipëri rezultojnë 2.412.113 banorë.

Për të bërë një krahasim me censusin e vitit 2011 ku popullsia ishte 2,831,741 banorë, mund të themi se popullsia e vendit ka rënë me 409,831 banorë ose afro 17%.

“Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 412 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Por, nuk do të mjaftohemi me rezultatet që do të ndahen me ju sot, pasi puna dhe angazhimi ynë do të vijojë për sigurimin e informacioneve të detajuara, në nivel qarku, bashkie apo njësie më të vogël gjeografike. Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë”, tha Dhuli.

Sektori i ndërtimi është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, duke bërë që për çdo 2.2 banorë të ketë një banesë. Të dhënat me detajuara për banesat dhe popullsinë do të publikohen gjatë muajit dhjetor.

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se, Censi është një fotografi e çastit që i referohet datës 17 tetor. Sipas saj, gjatë tre dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme. Ajo tha se Censi plotësoi një nga kushtet për negociatat dhe do të bëhen pjesë e statistikave të popullsisë. 

censusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2024, 11:12 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 14 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër...