Aktualitet

EMRAT/ Iu gjetën 21 kg kokainë, para dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

Pas kësaj u bënë kontrolle në një depo në rrugën “Marasli”, në zyrat e kompanisë si dhe në një automjet.

28 Qershor 2024, 11:45 Nga S.B
EMRAT/ Iu gjetën 21 kg kokainë, para dhe armë, arrestohen tre
pamje nga ngjarja

GREQI- Arrestohen tre shqiptarë në Selanik të Greqisë. Mësohet se janë arrestuar Admirim Lemellari, 39 vjeç, Jorgo Zguri, 41 vjeç dhe Gertian Rushi ose Tahir Kroza 44 vjeç.

Autoritetet greke kishin nisur operacionin duke siguruar informacion përmes kompanisë “Delfon Car Rental Monoprosopi Ike” në pronësi të Lemellarit. Pas kësaj u bënë kontrolle në një depo në rrugën “Marasli”, në zyrat e kompanisë si dhe në një automjet.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 21 kg 682 gram kokainë, 1 pistoletë “Ëalther” e kalibrit 7.65 mm me një krehër me 5 fishekë. Gjithashtu pas kontrolleve në banesat e shqiptarve të arrestuar janë gjetur 12.465 euro, 1.900 dollarë amerikanë, 1.500 franga zviceriane, 1.000 dollarë australianë, 6 celularë dhe 7 fishekë të kalibrit 0.38 special.

Të gjitha paratë apo armët dhe droga e gjetur janë sekuestruar nga policia greke. Mësohet se njëri prej të arrestuarve Jorgo Zguri kishte një masë ndalimi hyrje në zonën Schengen.

greqi droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2024, 11:12 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 14 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër...