Aktualitet

FOTO/ Protesta para bashkisë Tiranë, protestuesit vendosin goma para godinës, qytetarët kanë marrë edhe flakadanë dhe vezë

Protestuesit ashtu si në protestat e tjera kanë marrë goma dhe i kanë vendosur para godinës së bashkisë ndërsa pritet që të ndizen siç ka ndodhur edhe herët e kaluara. Pranë tyre janë vënë re edhe tymuese e flakadanë, si dhe vezë, të cilat edhe me parë janë përdorur për tu hedhur drejt godinës së bashkisë.

28 Qershor 2024, 11:32 Nga N.F
FOTO/ Protesta para bashkisë Tiranë, protestuesit vendosin goma para
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës. Kjo është protesta e 14 e zhvilluar para godinës së bashkisë. Protesta ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër ka nisur rreth orës 11:00 ndërsa qytetarët janë mbledhur para bashkisë.

Protestuesit ashtu si në protestat e tjera kanë marrë goma dhe i kanë vendosur para godinës së bashkisë ndërsa pritet që të ndizen siç ka ndodhur edhe herët e kaluara. Pranë tyre janë vënë re edhe tymuese e flakadanë, si dhe vezë, të cilat edhe me parë janë përdorur për tu hedhur drejt godinës së bashkisë.

Kjo portestë ashtu siç edhe protestat e radhës kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. Edhe në këtë protestë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik bashkinë, ashtu si në tubimin e radhës. 

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2024, 11:12 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 14 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër...