Sport

Musiala i magjepsur nga Harry Kane: "Ai është i jashtëzakonshëm. Gjithmonë kërkoj këshilla nga ai si mund të shënoj më tepër"

“Gjithmonë e pyes atë për këshilla se çfarë mund të bëj më mirë për të shënuar më shumë gola dhe gjithçka tjetër”,- shprehet 21-vjeçari nga Shtutgarti.

27 Qershor 2024, 21:27 Nga DOSJA
Musiala i magjepsur nga Harry Kane: "Ai është i

GJERMANI - Nëse Gjermania dhe Anglia arrijnë në finalen e Kampionatit Europian, sipas shortit të sotëm të 1/8-ave, ata mund të takohen si rivalë. Por Jamal Musiala dhe  Harry Kane kaluan një sezon të tërë duke luajtur së bashku, krah për krah, te Bayern Munich.

Dhe duke folur për qendërsulmuesin e ‘Tre Luanëve’ që u largua nga Tottenhami verën e kaluar, perla gjermane, e lindur në vitin 2003, kishte disa fjalë të ëmbla për të në lidhje me cilësinë që ai shfaq brenda dhe jashtë fushës.

Gjatë një interviste dhënë për kanalet ESPN në Mbretërinë e Bashkuar, Musiala shpjegoi se sa shumë e merr Kane si referencë: “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, e shoh në stërvitje dhe në ndeshje, për seriozitetin me të cilin i qaset arritjeve të tij dhe gjithmonë e pyes atë për këshilla se çfarë mund të bëj më mirë për të shënuar më shumë gola dhe gjithçka tjetër”,- nis 21-vjeçari nga Shtutgarti.

Duke vazhduar të flasi për ndjenjën me Kane, dhe sa shumë ata mund të përmirësojnë ende të kuptuarit e tyre në fushë së bashku: "Po, ai është një person shumë i sjellshëm, një person i madh dhe me kalimin e kohës lidhja mes nesh do të bëhet edhe më e fortë dhe ne do të argëtohemi shumë”,- garantoi talenti i ri i kombëtares gjermane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN UK (@espnuk)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll