Sport

Stanisic rinovon deri në vitin 2029, nga Leverkusen rikthehet te Bayern Munich

Josip Stanisic është rikthyer te Bayern, pas huazimit të tij njëvjeçar në Leverkusen dhe ka nënshkruar një kontratë të re me bavarezët, që do ta mbajë atë në Munich deri në verën e vitit 2029.

27 Qershor 2024, 19:04 Nga DOSJA
Stanisic rinovon deri në vitin 2029, nga Leverkusen rikthehet te Bayern

GJERMANI - Sezonin e kaluar, Josip Stanisic festoi dopietën e parë në historinë e Leverkusenit, por nga sezoni i ri, ai do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t'i mundur ‘Aspirinat’ në Bundesligë.

Ai do ta bëjë këtë në emër të Bayern Munich, me mbrojtësin ndërkombëtar kroat 24-vjeçar (anëtar i kombëtares "Hvratska" në Euro 2024), që do të kthehet në Munich pas huazimit të tij njëvjeçar te "Aspirinat" dhe duke zgjatur partneritetin e tij me Bavarezët deri më 30 qershor 2029.

“Jam i lumtur që nënshkruaj një kontratë të re me klubin tim Bayern. Unë kam qenë tifoz i këtij klubi për aq kohë sa mbaj mend.

I jam mirënjohës Leverkusenit sepse mësova shumë atje, si brenda dhe jashtë fushës. Kam luajtur mjaft ndeshje, kam treguar se çfarë mund të bëj dhe kam hyrë në një ritëm.

Besimi im është rritur dhe mendoj se po kthehem një lojtar më i mirë. Qëllimet e mia janë të qarta: t'i jap gjithçka Bayernit dhe të fitoj sa më shumë tituj të mundem.

Është mirë të kthehesh në shtëpi”,- tha Stanisic për uebsajtin e Bayernit pas zyrtarizimit të marrëveshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll