Sport

Ronaldo me zë të lartë: “Futbolli është i mërzitshëm, më pëlqen më shumë tenisi”

Presidenti i Real Valladolid ka befasuar në një gala bamirësie, duke thënë se "Nuk mund të shikoj më ndeshje futbolli, është shumë i mërzitshëm, por mund të kaloj pesë orë duke parë tenis".

27 Qershor 2024, 16:25 Nga DOSJA
Ronaldo me zë të lartë: “Futbolli është i

FRANCE - Ish-lojtari brazilian dhe presidenti aktual i Real Valladolid dhe Cruzeiro,  Ronaldo Nazario, ka befasuar duke bërë disa deklarata në të cilat ka bërë të qartë se si spectator, ai preferon të shikojë tenis sesa futboll.

Ish-lojtari i Barçës dhe Real Madridit, mes skuadrave të tjera, befasoi të pranishmit në Gala Vjetore e Bamirësisë Mouratoglou, të mbajtur të shtunën e kaluar në Rivierën Franceze. 

Ronaldo foli me zë të lartë dhe qartë në eventin ku u shpreh se “Mendoj se e dua tenisin më shumë tani se futbollin. Uau! Këto janë fjalë të mëdha",- paralajmëroi prezantuesi, gjë që nuk e pengoi ikonën e futbollit brazilian të zhvillonte mendimet e tij.

“Është e pabesueshme, nuk mund të shikoj një ndeshje futbolli, mendoj se është shumë e mërzitshme, por mund të kaloj 5 orë, duke parë tenis. Është çmenduri”,- tha ai.

Ronaldo pranoi se "Unë stërvitem tre herë në javë, jam ende shumë konkurrues, dua të bëj më mirë çdo ditë, por pengesa ime, o Zot..." vazhdoi ai duke qeshur. “Mendoj se është e vetmja gjë, që Patrick nuk mund ta rregullojë”, tha Ronaldo me shaka, duke iu referuar drejtuesit të ngjarjes. 

Në çdo rast, futbolldashësit nuk mund të ndihen të tradhëtuar nga një Ronaldo, që do të jetë gjithmonë një ikonë e futbollit botëror. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll