Sport

Rrëzohet nga biçikleta... Aksidentohet një nga “Tre Luanët” e Anglisë!

Ndërkombëtari anglez, lojtar i Newcastle, mbeti me dëmtime në mjekër, hundë, duar dhe kyçe.

27 Qershor 2024, 17:29 Nga DOSJA

GJERMANI - Anthony Gordon u paraqit në stërvitje me dëmtime në mjekër, hundë, duar dhe kyçe. Gjithsesi, pavarësisht frikës, ai punon pa kufizime. Raportohet se sulmuesi Anthony Gordon u përfshi në një aksident qesharak këtë të enjte, teksa po shetiste me biçikletë.

Sipas BBC, lojtari i Newcastle u rrëzua në kampit stërvitor të skuadrës angleze, teksa po ngiste biçikletën dhe u dëmtua keq. Ndërkombëtari anglez mbeti me dëmtime në mjekër, hundë, duar dhe kyçe.

Pavarësisht aksidentit, Anthony Gordon u stërvit pa kufizime dhe do të jetë gati për ndeshjen e së dielës kundër Sllovakisë, duke llogaritur për fazën e 16-të të Euro 2024.

Rrëzohet nga biçikleta... Aksidentohet një nga “Tre

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll