Sport

E FUNDIT!... Dzeko largohet nga Fenerbahçe, pas bisedës me Mourinhon

Trajneri portugez pranoi largimin e sulmuesit boshnjak, i cili pritet të vazhdojë karrierën te Hajduk Split, në Kroaci. Nuk do të jetë i vetmi emër i njohur në futbollin evropian, që do t'i bashkohet kroatëve

27 Qershor 2024, 18:11 Nga DOSJA
E FUNDIT!... Dzeko largohet nga Fenerbahçe, pas bisedës me Mourinhon

TURQI - Edin Dzeko nuk do të jetë sulmuesi i Fenerbahçes së re të José Mourinhos.  Sipas gazetës kroate Sportske Novosti, sulmuesi me eksperiencë boshnjake, 38 vjeç, do të jetë një përforcim për Hajduk Split, në Kroaci, duke zgjedhur destinacionin e ri për shkak të afërsisë me vendin e tij, Bosnjë-Hercegovinën.

Dzeko mbërriti te Fenerbahçe në verën e vitit 2023, pas disa vitesh në Serie A (Roma dhe Inter) dhe pesë sezone në Manchester City, dhe ishte një nga figurat e skuadrës së Stambollit, me 25 gola dhe 8 asistime në 46 ndeshje.

Në Turqi, Fotospor shpjegon se José Mourinho u takua me Dzekon dhe i hapi derën për t'u larguar. Dzeko ka një kontratë edhe për një sezon, por Fenerbahçe nuk do ta vështirësojë largimin e tij dhe do të arrijë lehtësisht një marrëveshje ekonomike me Hajdukun.

Dhe Sportske Novosti thotë se boshnjaku nuk do të jetë i vetmi lojtar me 'emër' në futbollin evropian që do t'i bashkohet ekipit të Splitit, pasi edhe mesfushori Ivan Rakitic po përgatitet të largohet nga Al Shabab, nga Arabia Saudite, për të përforcuar Hajdukun e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll