Aktualitet

Dhunuan 27-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën, procedohen dy autorët në Korçë

Dy autorët gjithashtu kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e të riut.

27 Qershor 2024, 13:59 Nga S.B
Dhunuan 27-vjeçarin dhe i dëmtuan makinën, procedohen dy
foto ilustruese

KORÇË- Procedohen të lirë dy persona të moshave 25 dhe 34 vjeç në Korçë. Bëhet me dije se A.D dhe D.K, kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar për motive të dobëta.

Dy autorët gjithashtu kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e të riut.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Korçë dhe D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një 27-vjeçar, të cilit i kanë dëmtuar me sende të forta dhe automjetin që ka në përdorim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

korce dhune

Sondazh

Poll