Aktualitet

U largua nga shtëpia së bashku me fëmijët e mitur, procedohet 29-vjeçarja në Shkodër, u kallëzua në polici nga bashkëshorti

Mësohet se 29-vjeçarja K.M është kallëzuar në polici nga bashkëshorti D.L.

27 Qershor 2024, 13:33 Nga S.B
U largua nga shtëpia së bashku me fëmijët e mitur,
foto ilustruese

SHKODËR- Procedohet e lirë një 29-vjeçare në Shkodër. Mësohet se 29-vjeçarja K.M është kallëzuar në polici nga bashkëshorti D.L.

Bëhet me dije se e reja është larguar nga shtëpia duke marrë me vete dy fëmijët e mitur 3 dhe 1-vjeçarë, duke u zhvendosur tek shtëpia e prindërve.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 29 vjeçe, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj shtetasi D. L., banues në Shkodër, se 29-vjeçarja, bashkë me me dy fëmijët e tyre të mitur 3 vjeç dhe 1 vjeç, është larguar te shtëpia e prindërve të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

procedim shkoder

Sondazh

Poll