Aktualitet

"Ka gabim në dosjen e Prokurorisë"/ Mjekja e Onkologjikut pas daljes nga gjykata: S’jam unë ajo që del në përgjime, janë 3 Alketa në atë spital

Teksa përmendi “3 Alketat” e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”.

27 Qershor 2024, 13:30 Nga r.ll
"Ka gabim në dosjen e Prokurorisë"/ Mjekja e Onkologjikut
alketa pere (ymeri)

TIRANË- Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) pasi u njoh me masën e caktuar të sigurisë dha një version tjetër nga deklaratata që bëri para hyrjes në Gjykatën e Tiranës.

Alketa Pere (Ymeri) tha se në dosjen e hetimeve të prokurorisë për çështjen, sipas saj ka gabime se nuk është ajo që del në përgjime.

Teksa përmendi “3 Alketat” e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”.

“Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),”-u shpreh Alketa Pere (Ymeri) para mediave.

alketa pere skandali te spitali onkologjik

Sondazh

Poll