I grabitën policit dhe punonjësit të argjendarisë varësen 8 mln lekë, dalin detaje të reja nga vjedhja me armë në Tiranë
foto ilustruese TIRANË- Dalin detaje të reja në lidhje me grabitjen e një varseje floriri, ditën e djeshme në Tiranë...
Pas daljes nga prokuroria, mjekja Alketa Pere ka folur për mediat, ku sërish i ka mohuar akuzat ndaj saj, ndërsa mjeku Edmond Gashi ka dalë nga dera e pasme e gjykatës për të mos u përballur me gazetarët.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali Onkologjik pranë Qendrës Universitare Spitalore Nënë Tereza. Ata akuzohen për "shpërdorim detyre", ndërsa konkretisht bëhet fjalë për:
Edmond Gashi- mjek në spitalin Onkologjik në QSUNT- masa e sigurisë "arrest shtepie"
Emiljano Lela- koordinator– masa e sigurisë "detyrim paraqitje"
Alketa Pere (Ymeri)- mjeke- masa e sigurisë "detyrim paraqitje"
Brikena Qirjazi - zv/drejtoreshë në QSUNT, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik- masa e sigurisë "detyrim paraqitje"
Halil Gashi– masa e sigurisë "arrest shtepie"
Florian Marku- masa e sigurisë "arrest shtepie". Masa për Drilona Kishtën nuk u ekzekutua dot, pasi ndodhet jashtë shtetit.
Pas daljes nga prokuroria, mjekja Alketa Pere ka folur për mediat, ku sërish i ka mohuar akuzat ndaj saj, ndërsa mjeku Edmond Gashi ka dalë nga dera e pasme e gjykatës për të mos u përballur me gazetarët. Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spitali i QSUT tek klinika e tij private “Megis” tek zona e Astirit.
Skandali te Onkologjiku
Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
foto ilustruese TIRANË- Dalin detaje të reja në lidhje me grabitjen e një varseje floriri, ditën e djeshme në Tiranë...
pamje nga ngjarja DURRËS- Një tornado e fortë është krijuar ditën e sotme në Sektorin “Rinia” të D...
TIRANË- Flet mjeku që denoncoi megaskandalin me rrezatimin e kobaltit në Onkologjik. Pranë kabinetit të tij ishte instaluar një ...
pamje nga ngjarja VLORË- Merr flakë një furgon i parkuar në lagjen Topana në Vlorë. Mësohet nga pronari i furgonit ...
pajisja TIRANË- QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje, në vitin 2021, menjë...
pamje nga ngjarja TIRANË- Shiu i rrëmbyeshëm që ra ditën e sotme në qytetin e Tiranës, ka shkaktuar përve&cced...
edmond gashi TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur me s...
alketa pere TIRANË- Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spita...
foto ilustruese SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Krane, ku një inspektor policie ka hum...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Dy turistëve francezë kishin mbetur në mesnatë në fshatin Tivar të Përmetit ...