Aktualitet

Dhunuan fizikisht kunatën e tyre, procedohen burrë e grua në Devoll

Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

27 Qershor 2024, 13:41 Nga S.B
Dhunuan fizikisht kunatën e tyre, procedohen burrë e grua në
foto ilustruese

DEVOLL- Procedohen të lirë burrë e grua në Devoll. Mësohet se bashkëshortët A.H dhe S.H kanë dhunuar fizikisht kunatën e tyre (motrën e A.H).

Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H. dhe për shtetasen S. H. (bashkëshortë), banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë dhunuar kunatën e tyre (bashkëshorten e vëllait të shtetasit A. H.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

devoll dhune dhune ndaj kunates

Sondazh

Poll