Aktualitet

I grabitën policit dhe punonjësit të argjendarisë varësen 8 mln lekë, dalin detaje të reja nga vjedhja me armë në Tiranë

Ky i fundit i kishte caktuar Balliut vendin e takimit për të bërë edhe blerjen.

27 Qershor 2024, 12:13 Nga S.B
I grabitën policit dhe punonjësit të argjendarisë
foto ilustruese

TIRANË- Dalin detaje të reja në lidhje me grabitjen e një varseje floriri, ditën e djeshme në Tiranë në zonën e Valiasit. Mësohet se ndaj një argjendarie është bërë porosia për një varëse floriri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra.

Punonjësi i argjendarisë Luis Balliu kishte komunikuar me një person në rrjetet sociale i cili kishte porositur varësen. Ky i fundit i kishte caktuar Balliut vendin e takimit për të bërë edhe blerjen.

Me vete punonjësi i argjendarisë kishte marrë edhe mikun e tij agjentin e krimeve pranë Komisariatit nr.4 Egzon Mustavataj. Pasi mbërritën në vendin ku ishin thirrur nga blerësi, pranë tyre ndaloi një automjet i zi tip Golf 5 me targa të huaja.

Nga makina dolën dy persona të maskuar me kapuç dhe shall ku njëri prej tyre qëlloi në ajër me automatik. Tjetri hapi derën e makinës ku ndodhej Balliu dhe Mustavataj, duke i marrë varësen nën kërcënimin e armës.

Mësohet se Mustavataj kishte me vete armën e tij të shërbimit por nuk e përdori. Pas grabitjes, punonjësi i argjendarisë ka bërë kallëzimin në polici.

Bëhet me dije se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet ti përkasi autorëve. Këta të fundit janë ende të paidentifikuar.

varese floriri vjedhje valias

Sondazh

Poll