Aktualitet

Mjeti i tyre pësoi defekt dhe mbetën në rrugë në mesnatë, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë në Përmet

Turistët janë transportuar nga shërbimet e policisë në hotelin ku ishin akomoduar, në Këlcyrë në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu është transportuar edhe automjeti i tyre me të cilin po eksploronin zonën.

27 Qershor 2024, 09:38 Nga M.B
Mjeti i tyre pësoi defekt dhe mbetën në rrugë në
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Dy turistëve francezë kishin mbetur në mesnatë në fshatin Tivar të Përmetit për shkak të një defekti në automjetin e tyre. Mësohet se atyre u kanë ardhur në ndihmë forcat e policisë.

Turistët janë transportuar nga shërbimet e policisë në hotelin ku ishin akomoduar, në Këlcyrë në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu është transportuar edhe automjeti i tyre me të cilin po eksploronin zonën.

Njoftimi i policisë:

Përmet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve francezë, të cilët kishin mbetur në mesnatë, në fshatin Pavar, për shkak të një defekti në automjetin e tyre.

Sapo janë njoftuar, rreth orës 00:20, se 2 turistë francezë kishin mbetur në territorin e fshatit Pavar, për shkak se automjeti me të cilin eksploronin zonën, kishte defekt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë shkuar në zonë, për t’ju ofruar ndihmë.

Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë, në hotelin ku ishin akomoduar, në Këlcyrë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është transportuar automjeti i tyre.

Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

permet

Sondazh

Poll