Aktualitet

Skandali te Onkologjiku/ Jepet sot masa e sigurisë për mjekët, Alketa Pere e revoltuar me gazetarët: Më keni shtrembëruar fotot, nuk kam çuar pacientë në privat

Një nga mjeket, Alketa Pere dha një për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime.

27 Qershor 2024, 10:11 Nga r.ll
Skandali te Onkologjiku/ Jepet sot masa e sigurisë për mjekët,
alketa pere

TIRANË- Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Një nga mjeket, Alketa Pere dha një për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime. Pere u shfaq e revoltuar me gazetarët në nisje të deklaratës, pasi ishte shqetësuar më shumë për fotot " e shtrembëruara" të publikuara në media, sesa për skandalin që bëri bujë. 

"Unë do të prononcohem pas. Unë jam komplet e pafajshme, do të prononcohem më pas dhe do të sqarohet gjithçka. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Më keni mërzitur ju gazetarët, sepse më keni shtrembëruar fotot, më keni nxjerrë fotot me sytë, kështu e ashtu.", u shpreh mjekja.

Ajo tha se nuk ka çuar asnjëherë asnjë pacient tek spitalet private, ndërsa shtoi se gjitha këto spitale duhet të hetohen. 

"Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.", u shpreh ajo.

Skandali te Onkologjiku

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

alketa pere skandali te onkologjiku

Sondazh

Poll