Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Krane/ Inspektori i policisë humb drejtimin e makinës dhe del nga rruga, përfundon në spital

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

27 Qershor 2024, 10:02 Nga r.ll
Aksident në aksin Sarandë-Krane/ Inspektori i policisë humb
foto ilustruese

SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Krane, ku një inspektor policie ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. 

Sipas pasojë është transportuar në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Sarandë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin sarande-krane

Sondazh

Poll