27 Qershor 2024, 09:38
Nga r.ll
foto nga arrestimi
ELBASAN- Një 29-vjeçare në Elbasan ka denoncuar bashkëshortin e saj 27-vjeçar në proces divorci për dhunë psikologjike.
Pas denoncimit të saj, policia ka shkuar në banesën e të riut dhe ka zbuluar se babai i të riut kishte në banesë armë zjarri dhe lëndë plasëse. 56-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa 27-vjeçari është proceduar penalisht.
Policia ka sekuestruar si provë materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/Angazhim maksimal për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe reagim profesional e në kohë ndaj rasteve të dhunës në familje dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët.
Si rezultat i inteligjencës së menjëhershme policore, finalizohet operacioni policor i koduar "Next".
Posedonte në banesë armë zjarri kallashnikov, granata, kapsolla detonatore dhe municion luftarak, vihet në pranga 56-vjeçari.
Procedohet penalisht djali i tij, për dhunë në familje.
Menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasje se ajo ishte dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, 27 vjeç, me të cilin ishin në proces divorci, Komisariati i Policisë Elbasan, bazuar në inteligjencës policore se babai i 27-vjeçarit posedonte në banesë armë zjarri dhe lëndë plasëse, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Next".
Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e babait të tij, shtetasit B. Ç., në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua poseduesi i armës së zjarrit dhe lëndëve plasëse, shtetasi B. Ç., 56 vjeç.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 29 vjeç, djali i shtetasit B. Ç., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën janë në proces divorci.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
policia e elbasanit
Aktualitet
27 Qershor 2024, 09:12
r.ll
protesta te bashkia
TIRANË- Ditën e nesërme do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit p...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 08:30
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çud...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 08:22
r.ll
pamje nga lezha
LEZHË- Mëngjesin e sotëm Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 07:56
M.B
Foto ilustruese
POGRADEC- Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", një automjet është për...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 07:23
r.ll
makina
BERAT- Një makinë tip ‘Skoda’ është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër,mbr...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 07:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqë...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2000, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, 46.5 lekë ishin nga fin...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 22:10
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Një 24-vjeçar shqiptar, i arrestuar në muajin prill gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham, &...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 21:16
r.ll
TIRANË- Dhjetëra qytetarë u mblodhën në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë m&eu...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 20:55
N.F
Alfons Doçi
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar në burgun grek. Sipas raporti...