Aktualitet

5 Dhjetor 2019, 15:59 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-ministri i financave Arben Malaj ka reaguar pas pezullumit të tij nga detyra ps postit që mbante si anëtar i Këshillit të Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Në një status në profilin e Facebook, Malaj paralajmëron ‘luftë’ teksa thekson se tashmë do ta ketë më të lehtë të përballet ligjërisht më abuzuesit e psuhtetit, duke nënkuptuar këtu kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit propozoi pezullimin e tij.

Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet.

Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj!”- shkruan Malaj.

Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe dhe me propozim të kryeministrit Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj pezullohet arben malaj arben malaj pezullohet arben malaj

Sondazh

Poll