Aktualitet

Greqia fushatë për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë, televizioni shtetëror emision LIVE për tërmetin në Shqipëri

5 Dhjetor 2019, 08:29 Nga DOSJA
Greqia fushatë për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë,

GREQI- Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, përveç viktimave, ka lënë pas dhe shumë shtëpi të rrënuara të cilat për t’i rindërtuar kanë një kosto shumë të madhe. E gjithë bota ka nisur solidarizimin për Shqipërinë dhe ndihmat deri tani kanë qenë të shumta.

Greqia përveç ndihmave ushqimore dhe me veshmbathje të dërguara ditët e para, sot në televizionin shtetëtor ka bërë një tjetër gjest bujar. Ka qenë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos ai që ka organizuar këtë fushatë ne ERT, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve grek që të ndihmojnë Shqipërinë.

Me fondet që do mblidhen, kisha Ortodokse synon që të ndërtojë shtëpi për të prekurit nga tërmeti. Nuk dihet ende se sa është fondi i mbledhur pasi mësohet se fushata ka nisur sot dhe do të zgjas disa ditë.

Pak ditë më parë Shqipëria u përfshi nga një tërmet shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Shumë godina janë shpallur të pabanueshme dhe ka nisur shembja e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greqia fushate solidarizimi ndihmat per termetin solidariteti me termetin termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 greqia fushate solidarizimi ndihmat per termetin solidariteti me termetin termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll