Aktualitet

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu konfirmohet në detyrë nga KPK

5 Dhjetor 2019, 08:42 Nga DOSJA
Prokurorja e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu konfirmohet në

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu. Seanca e parë për kandidaten e SPAK është zhvilluar të hënën dhe KPK ka cilësuar si të përshtatshme për detyrën Musabelliun.

Musabelliu, që është njëherësh dhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme, SPAK, ka dalë sërish para KPK, dhe trupa gjykuese u shpreh se i plotësonte të tri kriteret, atë pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Alma Faskaj kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Mia Roessingh.

SEANCA DËGJIMORE

Gjatë seancës dëgjimore të së hënës ndaj Prokurores së Krimeve të Rënda Doloreza Musabelliu, u evidentuan nga KPK disa mospërputhje në deklarimet vjetore të pasurive dhe mungesë burimesh financiare lidhur me krijimin e pasurive të bashkëjetuesit të prokurores. Gjithashtu u relatua për një raport të dytë të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK në të cilin aludohej për korrupsion pasiv dhe dekonspirim, por KPK konstatoi se çështja ishte ende nën hetim dhe se nuk mund të konkludohet nëse ka pasur dekonspirim

Gjetjet e Komisionit dhe të DSIK-së u kundërshtuan nga prokurorja Doloereza Musabelliu. Ajo e cilësoi raportin e DSIK si dashakeqës dhe në kundërshtim me ligjin. Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtron funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh.

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet doloreza musabelliu komisioni i pavarur i kualifikimit vettingu i gjyqtareve doloreza musabelliu komisioni i pavarur i kualifikimit vettingu i gjyqtareve

Sondazh

Poll