Aktualitet

“Pranga shtetit” nisma më e re nga të rinjtë pas bllokimit të artikujve kritikë nga Kryeministri Rama (FOTO+VD)

5 Dhjetor 2019, 08:51 Nga DOSJA
“Pranga shtetit” nisma më e re nga të rinjtë pas

TIRANË- Disa të rinj mbrëmjen e së mërkurës kanë marrë një iniciativë përmes videove me hashtagun #prangashtetit. Ata kanë bërë thirrje  që  kjo  nismë të vazhdojë të përhapet akoma më shumë përmes rrjeteve socialeve ku edhe do publikohet videoja me këtë hashtag.

Mësohet që kjo inisiativë është marrë pas vizitës së kryeministrit  Edi Rama në emisionion italian, “Porta Porta”, ku ka folur edhe për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.

Sipas  të rinjve që nisën këtë lëvizje me një hashtag të tillë, kundër shtetit: Prangashtetit, do të ishte një ndër lëvizjet  më të mira  në media.

 

pic.twitter.com/Kv3iHhw2iB

— Vincent W.J. van Gerven Oei (@ontakragoueke) December 4, 2019

Një ndër arsyet e kësaj nisme tregohet edhe me komentin e producentit shqiptar  Koloreto Cukali, i cili shkruan se Kryeministri Rama, po bllokon artikujt kritikë, mediat që janë kritike ndaj tij, duke mos lejaur median, ndryshe pushtetin e pestë për të shprehur mendimi dhe fjalën e lirë.

“Kryeministri Rama po bllokon artikujt kritikë, kritikët e mediave dhe ende statuset e FB-së. Terrori i vërtetë vjen nga qeveria e tij kundër mendimit të lirë. #manettealg qeverisja #TerremotoAlbania.”-shkruan Koloreto.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet “porta porta” #prangashtetit edi rama koloreto cukali “porta porta” #prangashtetit edi rama koloreto cukali

Sondazh

Poll