Aktualitet

Pezullohet nga detyra Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

5 Dhjetor 2019, 15:56 Nga DOSJA
Pezullohet nga detyra Arben Malaj, anëtari i Këshillit

TIRANË– Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe dhe me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Më pas vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare:

1.Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z.Arben Malaj nga detyra  e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim do t’i kalojë Kuvendit për shkarkim dhe sipas proçedurave të parashikuara me ligj brenda 30 ditëve kërkesa për shkarkim do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse parlamentare.

Ish-ministri i financave Arben Malaj mbante prej një viti postin si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe vazhdimisht e ka krituar qeverinë në lidhje me borxhe e shtetit. Edhe ditët e fundit, Malaj është shprehur se qeveria dhe pushteti vendor për keqmenaxhim të situatës pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Edhe më herët, në muajin korrik të këtij viti deputetët socialistë i kanë dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçit kërkesën për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malajt.

Në dokument shkruhej se Malaj kishte shkelur etikën. Malaj reagoi  duke u shprehur se kërcënimet paralajmëruese për postin e tij ia ka dërguar Taulant Balla.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj edi rama erion brace pezullohet arben malaj arben malaj edi rama erion brace pezullohet arben malaj

Sondazh

Poll