Aktualitet

Olsian Çela zgjidhet kryeprokuror, 101 deputetë votojnë për të. Soreca: E mirëpresim!(VD)

5 Dhjetor 2019, 14:29 Nga DOSJA

TIRANË– Olsian Çela ështe kryeprokurori i ri i vendit. Kuvendi i Shqipërisë gjatë punimeve të sotme e ka zgjedhur sot me 101 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim. Për 7 vitet e ardhshme, Olsian Çela do të zëvendësojë në detyrë, kryeprokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markun, e cila kandidonte për një mandat të dytë. 

Pas diskutimeve në foltore për tragjedinë e 26 nëntorit, ku nga tërmeti 7 ballësh që goditi vendin humbën jetën 51 persona, të zgjedhurit e popullit votuan drejtuesin e ri të Prokurorisë.

 

 

Pas votimit të tre kandidatëve nag deputetët, ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ai që lexoi formulën e betimit. Çela nuk ishte i pranishëm gjatë votimit në Kuvend, por ka mbërritur disa çaste më pas për t’u betuar si kryeprokuror i ri.

“Betohem solemndisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’ i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale,“-lexoi Ruçi, ndërsa Çela nga foltorja u përgjigj: Betohem!

Votimi në Kuvend:

Olsian Çela: 101 vota pro, 2 kundër, 10 abstenim

Arta Marku: 11 vota pro, 22 kundër, 78 abstenim

Fatjona Memçaj: 8 vota pro, 16 kundër, 87 abstenim

Kandidati për kryeprokuror, tashmë i voptuar nga Kuvendi, Olsian Çela u rendit i pari në listën e KLP-së duke lënë pas dy “kundërshtaret” Arta Markun dhe Fatjona Memçajn.

Vendimi për zgjedhjen e Çelës si kryeprokuror të ri u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. 

Po kush është Olsian Çela?

Olsian Çela e nisi karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Ai konsiderohet si ‘prokurori i dosjeve të forta’. Gjatë punës së tij, prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.

Reagimet

I pari që ka reaguar për zgjidhjen e Çelës në krye të Prokurorisë, ka qënë amabsadori i BE-së, Luigi Soreca. Me anë të një statusi në Tëitter, Soreca ka mirëpritur zgjidhjene e tij duke përmendur edhe njëherë se fokusi i ndërkombëtarëve është dhe do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olsjan cela zgjidhet kryeprokurori i ri olsjan cela zgjidhet kryeprokurori i ri

Sondazh

Poll