Politike

Flet ministrja Koçiu në Kuvend, deputetët e opozitës i bien tavolinave: Jep dorëheqjen! Nikolla: Do e ndërpresim interpelancën

Koçiu teksa po fliste për skandalin te Onkologjiku u shpreh se të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione.

27 Qershor 2024, 11:30 Nga r.ll
Flet ministrja Koçiu në Kuvend, deputetët e opozitës i
deputetet

TIRANË- Ministrja e SHëndetësisë, Albana Koçiu po mban fjalën e saj në Kuvend në kuadër të interpelancës së kërkuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu. 

Koçiu teksa po fliste për skandalin te Onkologjiku u shpreh se të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione. Ajo shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës.

“Padiskutim abuzimi i rëndë m detyrën i një grupi farmacistësh, dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, kjo vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njeri nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre.”, tha ajo.

Teksa ministrja po fliste, deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Ina Zhupa po i binin tavolinave dhe bënin thirrje ministres të japë dorëheqjen. Pas "protestës" së opozitës, Nikolla paralajmëroi disa herë se do të ndërpriste interpelancën. 

albana koçiu gazment bardhi lindita nikolla seance plenare 27 qershor 2024

Sondazh

Poll