Politike

Dita kundër gjenocidit në Çamëri/ Nis me një minutë heshtje seanca plenare, Idrizi: Nuk do të flemë për ligjin e luftës!

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kundër gjenocidit në Çamëri, ku ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Mitsotakis.

27 Qershor 2024, 10:41 Nga r.ll

Dita kundër gjenocidit në Çamëri/ Nis me një

TIRANË- Ka nisur me një minutë heshtjeje seanca plenare në Kuvend. Sot është përkujtuar dita kundër gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Deputetët dhe ministrat kanë kujtuar viktimat në nder të kësaj dite.

Lidhur me këtë ka mbajtur fjalën kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kundër gjenocidit në Çamëri, ku ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Mitsotakis.

“80 vite nga 1944 ku u masakruan e shpërngulën banorët e Çamërisë. Genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria enjë kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm.

Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje. E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore. Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më.

Mos e kini frikë Çamërinë po bashkohuni për drejtësi e paqe. Shqipëtarët nuk kanë frikë ta thonë rrugëve të Europës së Çamëria është Shqipëri. Meqë Mitsotaqis na kujtoi dje fjalën që “si do biesh në gjumë nashtu do ngrihesh”, dua i kujtoj “Uji fle hasmi nuk fle”. Nuk duhet të flemë për ligjin e luftës”, tha ai.

shpetim idrizi seance plenar 27 qershor 2024

Sondazh

Poll