Politike

Ndryshime në qeveri, Rama liron nga detyra dy zëvendësministra të Jashtëm, emëron prefektin e ri të qarkut të Elbasanit (EMRAT)

Artemis Malo u emerua në këtë post në shkurt të 2022, ndërsa Besart Kadia në mars të vitit 2023.

26 Qershor 2024, 18:52 Nga r.ll
Ndryshime në qeveri, Rama liron nga detyra dy zëvendësministra
kryeministria

TIRANË- Dy zëvendësministra të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë liruar nga detyra.

Artemis Kalo dhe Besart Kadia janë dy emrat e liruar nga posti si zëvendësministër.  Malo u emërua në këtë post në shkurt të 2022, ndërsa Kadia në mars të vitit 2023.

Gjithashtu me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar prefekti i ri i qarkut të Elbasanit. Rama ka firmosur vendimin për të caktuar në këtë post Ali Musliun.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

artemis malo besart kadia

Sondazh

Poll