26 Qershor 2024, 20:41
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij foli për skandalin në spitalin Onnkologjik në QSUT. Ai u shpreh se ai nuk mbron asnjë njeri që shkel Betimin e Hipokratit.
Berisha shtoi se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Sipas tij paratura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra. Berisha tha se rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie.
Fjala e plotë:
Miqtë e mi, unë nuk mbroj asnjë njeri që shkel Betimin e Hipokratit. Nuk mbroj asnjë njeri, i cili shkel kodin themelor të humanizmit të mjekut. Por ju duhet ta dini, shqiptarët duhet ta dinë se ai spital me aparaturën që solli Odeta, Zonja e Vdekjes, mbjell vdekje te të sëmurët, mbjell vdekje te personeli, mbjell vdekje te banorët e zonës.
Ju duhet ta dini se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Aparatura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra. Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm.
Rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie. Miqtë e mi, aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant. Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë.
skandali i spitalit onkologjik në qsut sali berisha
Politike
26 Qershor 2024, 20:19
N.F
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me kërkesën e deputetëve të Grupin ...
Politike
26 Qershor 2024, 19:04
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi u dënua me dy vjet burg kryebashkiaku...
Politike
26 Qershor 2024, 18:52
r.ll
kryeministria
TIRANË- Dy zëvendësministra të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë liruar nga detyr...
Politike
26 Qershor 2024, 18:33
r.ll
basha, alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj e ka pranuar për herë të parë në një intervistë se Lulzim Basha do të ...
Politike
26 Qershor 2024, 18:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PD-së mësohet se disa deputetë i kan...
Politike
26 Qershor 2024, 17:50
r.ll
gazment bardhi, edi rama
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së...
Politike
26 Qershor 2024, 17:17
N.F
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së u shpreh se synimi i tij është...
Politike
26 Qershor 2024, 17:01
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ftoi opozitën të bëhet pjesë e Komisioni...
Politike
26 Qershor 2024, 16:46
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se administra...
Politike
26 Qershor 2024, 16:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë. Teksa po fliste p&...