Politike

Apeli la në fuqi dënimin me dy vjet burg, në KQZ kërkohet përfundimi i mandatit të Belerit dhe zgjedhje të reja në Himarë

Kërkesa erdhi pasi më 25 qershor Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e mëparshëm që e shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023.

26 Qershor 2024, 19:04 Nga r.ll
Apeli la në fuqi dënimin me dy vjet burg, në KQZ kërkohet
fredi beleri

TIRANË- Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi u dënua me dy vjet burg kryebashkiaku i zgjedhur më 14 maj, Fredi Belerin.

Kryetari i FRESSH për Himarën, Eugen Likaj, i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon shpalljen e pavlefshme të mandatit të Kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe të bëhen zgjedhje të reja. Kërkesa erdhi pasi më 25 qershor Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e mëparshëm që e shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

kqz fredi beleri

Sondazh

Poll