Politike

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën, Bardhi-Nikollës: Po shkelni Kushtetutën, frikacaku s'ka guxim të përballet

Ai u shpreh se ministrat nuk denjojnë të kthejnë përgjigje kërkesave të deputetëve të opozitës nga ministrat përkatës, po ashtu ka dy muaj që nuk e dimë se kush është ministër i financave pasi nuk vjen në seanca parlamentare.

27 Qershor 2024, 11:01 Nga r.ll
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën,
gazment bardhi

TIRANËKreu i Grupit Parlamentare të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla rrëzoi kërkesën e tyre për interpelancë me kryeministrin Edi Ramës. 

Bardhi akuzoi Nikollën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi sipas është kthyer në traditë refuzimi i interpelancave me Ramën. Ai u shpreh se ministrat nuk denjojnë të kthejnë përgjigje kërkesave të deputetëve të opozitës nga ministrat përkatës, po ashtu ka dy muaj që nuk e dimë se kush është ministër i financave pasi nuk vjen në seanca parlamentare.

"Ju keni shkelur kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë keni kthyer në rregull që refuzoni çdo kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Kjo është një shkelje flagrante e kushtetutës dhe si kryetari kuvendi nuk jeni për ti shërbyer kryeministrit por ti shërbeni vendit tuaj. Në betimin që keni bërë kur u zgjodhët kryetare Kuvendi e keni cilësuar se do të respektoni të gjitha të drejtat e opozitës e në fakt ju tani me veprimet tuaja në mënyrë koherente në çdo seancë refuzoni kundër rregullores çdo kërkesë të ligjshme për interpelancë të opozitës.

Asnjë kërkesë për informacion anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kthen përgjigje, unë kam dy muaj që nuk njoh ministrin e financave. Ai nuk vjen as në seancë as del në takime publike dhe nuk kthen as përgjigje shkresave, e në këtë moment ndërhyn kryetarja e kuvendit që ministri të kthejë përgjigje. Në mënyrë krejtësisht etike po ju kërkoj të hiqni dorë nga sjellja provokuese ndaj opozitës, jemi këtu nga votat e qytetarëve dhe duhet të respektoni zgjedhjet e tyre.", tha Bardhi. 

gazment bardhi seance plenare 27 qershor 2024

Sondazh

Poll