Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit/ I vihet shiriti komisaritatit të Kurbinit, godina rrezikshmëri shembjeje

5 Dhjetor 2019, 08:26 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit/ I vihet shiriti komisaritatit të Kurbinit,

Kurbin- Nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit i është vënë shiriti edhe Komisariatit të Kurbinit, pasi pas inspektimit nga ekspertët. rezulton se është se kjo godinë ka rrezikshmëri shembjeje. Kjo godinë është vendosur që të mos jetë e banueshme.

Mijëra banesa në vend janë të dëmtuara nga tërmeti i 26 nënorit. Rama sot deklaroi:  “Në Durrës 4121 objekte të inspektuara -1735 të pabanueshme, por vetëm 59 për t’u shembur. Në Tiranë 3656 objekte të inspektuara-604 të pabanueshme dhe 2656 me dëme të rënda.  Në Lezhë të dëmtuara rëndë 55 pallate dhe 13 institucione”. 

Një ditë më parë iu vu shiriti dhe Drejtorisë së Përgjithsme të Doganave në Tiranë dhe dy shkollave  në kryeqytet. Ndërkohë nga ana tjetër ka nisur edhe shembja e objekteve.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Diosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet i vihet shiriti komisaritatit të kurbinit tragjedia e 26 nentorit 2019 i vihet shiriti komisaritatit të kurbinit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll