26 Qershor 2024, 18:00
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PD-së mësohet se disa deputetë i kanë kërkuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, të kërkojë shkarkimin e Kryetares së Komisionit të Arsimit dhe Medias Flutura Açka. Kjo kërkesë e tyre ka ardhur me arsyetimin se ajo nuk përfaqëson grupin parlamentar të kësaj partie dhe po pengon punën e deputetëve të opozitës.
E njëjta kërkesë mësohet se është bërë edhe për stafin administrativ ndihmës të grupit, ku është kërkuar shkarkimin i disa këshilltarëve të grupit. Burime për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se disa deputetë kanë ngritur shqetësimin se Flutura Açka ndërmerr më shumë aksione kundër opozitës sesa kundër Edi Ramës apo ministrave të tij të korruptuar.
“Nuk po përmbush rolin e opozitës. Ai është pozicion i dedikuar për Grupin Parlamentar të PD. Kryetarja e Komisionit nuk vepron në përputhje me vendimet e grupit parlamentar. Pengon çdo nismë opozitare në Komision. Nuk reagon për sulmet e Edi Ramës ndaj medias, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsmit për gjendjen skandaloze në arsim, nuk bashkëpunon për të mbajtur përgjegjëse ministrinë e kulturës për gjendjen e kulturës dhe shkatërrimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore.
Pengoi votimin e kërkesës së opozitës për trajtimin në Komision të sjelljes intimiduese të Edi Ramës ndaj drejtuesve të emisionit Rai 3 dhe s’ka asnjë qëndrim për atë çështje. Është aty me votat tona, por punon kundër nesh dhe kundër opozitës. 80 % të mbledhjeve nuk është në Komision, nuk vjen, duke ia lënë drejtimin Evis Kushit. Asnjë denoncim dhe asnjë reagim për fushat që mbulon”, janë shprehur në shumicë deputetet demokratë.
Por, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë kundër propozimit për shkarkim. Burime bëjnë me dije se Bardhi është shprehur se “e mirëkupton shqetësimin që ngrihet, por, me veprimin që ju propozoni ne do të jepnim mesazhin e gabuar, sepse ne na duhet bashkimi dhe jo përjashtimi”.
“Mirëkuptoj faktin e shqetësimit që ngritën kolegët këtu që Flutura është aty me besimin e grupit parlamentar, është propozim i grupit. Po ai është pozicion për grupin parlamentar të PD. Mirëpo përpara se ne të hedhim një hap, duhet të bëjmë gjithçka që çdo deputet i PD të angazhohet më shumë në aksionin opozitar në Parlament.
Nuk dua të them që i vë në dyshim vërtetësinë e tyre, por më duhet të vlerësoj më në detaje shkaqet që u ngritën këtu. Prandaj nuk mendoj se duhet të bëjmë ndonjë propozim për shkarkim në këtë moment. Kryetari i Partisë të hënën, por edhe kryesia e partisë, folën për dorën e shtrirë të bashkimit me këdo që deri me sot ka menduar ndryshe nga ne. Nuk mendoj që grupi ynë parlamentar duhet të ketë një qëndrim të kundërt me këtë.
Pra dorë e shtrirë, jo përjashtim, jo hatërmbetje, jo shkarkime. Më mirëkuptoni, por nuk mund ta pranoj propozimin tuaj. Mund ti kthehemi kësaj teme ndoshta në ndonjë mbledhje tjetër”, tha Bardhi.
grupi parlamentar i pd bardhi
Politike
26 Qershor 2024, 17:50
r.ll
gazment bardhi, edi rama
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së...
Politike
26 Qershor 2024, 17:17
N.F
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së u shpreh se synimi i tij është...
Politike
26 Qershor 2024, 17:01
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ftoi opozitën të bëhet pjesë e Komisioni...
Politike
26 Qershor 2024, 16:46
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se administra...
Politike
26 Qershor 2024, 16:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë. Teksa po fliste p&...
Politike
26 Qershor 2024, 16:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Po zhvillohet pasditen e sotme mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. I pari që ka mbajtur fjalën &...
Politike
26 Qershor 2024, 16:02
N.F
Komisioni
TIRANË- Komisioni i posaçëm parlamentar kundër disinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj...
Politike
26 Qershor 2024, 15:52
r.ll
albana koçiu
TIRANË- Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tere...
Politike
26 Qershor 2024, 15:46
r.ll
belinda balluku
TIRANË- Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht pun...
Politike
26 Qershor 2024, 15:25
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur lidhur me deklaratën e kryetares së Kuvendit,...