Aktualitet

Merr flakë makina në lëvizje në Berat, shpëton pa lëndime shoferi, çfarë dyshohet

Sipas informacioneve në fillim është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas makina ka marrë flakë.

27 Qershor 2024, 07:23 Nga r.ll
Merr flakë makina në lëvizje në Berat, shpëton pa
makina

BERAT- Një makinë tip ‘Skoda’ është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër,mbrëmjen e djeshme në lagjen "30-Vjetori" në Berat. Sipas informacioneve në fillim është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas makina ka marrë flakë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse, që fillimisht bën të mundur nxjerrjen pa lëndime nga mjeti të drejtuesit, shtetasit Marsel Hoxha dhe më pas kanë neutralizuar dhe fikur zjarrin, duke mos lejuar përhapjen më tej të flakëve.

Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për zjarrin dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit të makinës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar tërësishtt pjesa e përparme e mjetit.

digjet makina ne berat

Sondazh

Poll