Aktualitet

Përmbyten disa rrugë në qytetin e Lezhës, krijohet vështirësi në qarkullim

Niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhojë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

27 Qershor 2024, 08:22 Nga r.ll
Përmbyten disa rrugë në qytetin e Lezhës, krijohet
pamje nga lezha

LEZHË- Mëngjesin e sotëm Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Vërshimi i ujërave ka përmbytur disa rrugë dhe bllokun e banimit ‘11 janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhojë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

permbytje ne lezhe

Sondazh

Poll