Aktualitet

U kap në një banesë me mbi 200 bimë kanabisi, dënohet me 18 muaj burg shqiptari në Britani (EMRI+FOTO)

Autoritetet e Home Office do të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut.

26 Qershor 2024, 22:10 Nga r.ll
U kap në një banesë me mbi 200 bimë kanabisi, dënohet
foto ilustruese

BRITANI- Një 24-vjeçar shqiptar, i arrestuar në muajin prill gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham, është dënuar me 18 muaj burg. 

Sipas mediave britanike, Jeton Metollari u kap brenda banesës që ishte kthyer në një fermë kanabisi. Gjatë aksionit në banesë u gjetën më shumë se 200 bimë kanabisi të cilat në treg, arrinin vlerën e pothuajse 174,000 £.

U kap në një banesë me mbi 200 bimë kanabisi, dënohet
jeton metollari

Metollari ishte fshehur në një vrimë në mur ndërsa policia po ushtronte kontroll, në një moment ai doli dhe u dorëzua. Gjithashtu gjatë aksionit të policisë në banesë u gjetën sasi të mëdha ushqimesh, alkool dhe produkte të tjera ushqimore, mesa duket për të siguruar një qëndrim të gjatë brenda.

Ndërsa në telefonin e 24-vjeçarit u gjetën video që tregonin se si mbillet dhe kultivohet kanabisi. Autoritetet e Home Office do të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut.

jeton metollari

Sondazh

Poll